Fshati ukrainas pranë vijës së frontit: Të rinjtë ikin, të moshuarit nuk duan të largohen

18 prill 2022 | 15:27

Në fshatin ukrainas Serhiivka, në rajonin lindor të Donbasit, pothuajse nuk ka mbetur asnjë i ri. Deri vonë kishte 1 500 banorë në Serhiivka dhe një e diel në pjesën qendrore të fshatit do të ishte plot jetë.

Por fshati, rreth 50 km nga vijat e frontit në lindje dhe jug është zbrazur. Kanë mbetur vetëm 300 veta dhe kryesisht janë të moshuar.

“Kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, pjesëtar i ri i njësive të mbrojtjes territoriale me pushkë. “Unë do të qëndroj këtu në Serhiivka dhe do ta mbroj nëse është e nevojshme”, ka thënë ai, shkruan “BBC”, përcjell “Abcnews”.

Ndryshimi demografik i parë këtu po ndodh në të gjithë pjesët e Ukrainës nën kërcënim, të rinjtë lëvizin në zona më të sigurta ndërsa të moshuarit qëndrojnë.

“Është e vështirë për të moshuarit të dalin në rrugë”, ka thënë Valeriy Duhelnyy, kreu i fshatit.

“Dhe ndoshta disa janë sentimentale, ata kanë lidhje më të forta emocionale me vendin ku jetojnë. Nuk duan të vdesin askund përveç në shtëpi”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska ka publikuar për herë të parë listën e ushtarëve…