Fshati zviceran shpëton për “fije floku”! Bie masivi i madh i shkëmbit, evakuohen banorët

17 qershor 2023 | 00:17

Një fshat në Zvicër ka shpëtuar për fije, pasi një masiv i madh shkëmbi u rrëzua gjatë natës. Më shumë se dy milionë metra kub gurë kanë rënë disa metra pranë banesave, ndërsa banorët tashmë janë evakuuar.

Largimi i tyre nga zona e rrezikut u bë disa javë më parë, në momentin që gjeologët paralajmëruan për rrezikun që iu kanosej. Shkëmbi menjëherë sipër fshatit, i quajtur “ishulli”, ka qenë i paqëndrueshëm për dekada, por këtë pranverë, rrëshqitja e shkëmbinjve filloi të përshpejtohej.

Sipas ekspertëve nëse masivi i shkëmbit do të kishte qenë me i madh, se dy e treta e totalit, i gjithë fshati do të ishte zhdukur. Rajonet alpine të Zvicrës janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngrohjes globale, pasi për shkak të tkurrjes së akullnajave shkëmbi bëhet i paqëndrueshëm.

Mbi malin Brienz nuk ka ngrica të përhershme, por shiu jashtëzakonisht i madh i kësaj pranvere, i lidhur gjithashtu me ngrohjen globale është një faktor i rëndësishëm për situatën e ndodhur. Gjeologët paralajmërojnë se zonat malore mund të presin më shumë rrëshqitje gurësh për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa banorët nuk do të rikthehen deri në një njoftim të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur pas barazimit me…