Fshehe të vdekurin derisa të kryhet dasma!

01 janar 2021 | 09:55

KIMETE BERISHA

Kurrë nuk e kam kuptuar se si kanë arritur shqiptarët e vjetër që ta fshehin të vdekurin e tyre, derisa është kryer dasma.

Me prishë dasmën, me prishë vaden, me prishë fatin, me prishë qejfin, me ndërperë vallen dhe me kthy gëzimin në hidhërim, ka qenë absolutisht e ndaluar me traditë.

Kur papritur, gjatë dasmës ka ndodhur të vdes dikush i familjes së ngushtë, pra i zoti i shtëpisë e ka injoruar vdekjen, sikur s’ka ndodhur asgjë ka vazhduar gjymyshi dhe i ka dhënë përparësi gëzimit, sepse vdekja pret, i vdekuri pret, vdekja është gjendje e pandryshuar, e përhershme, kurse gëzimi është i paqëndrueshëm, jetëshkurtër dhe gëzimi nuk të jep afat.

Për çudi të Zotit, unë sonte jam në të njejtat valë spirituale me Dr.Shefqet Krasniqin, i cili është kundër festimit të Vitit të Ri.

Nuk jam me Ata që i fshehnin të vdekurit e tyre, derisa të lumturit e tyre e kryenin qejfin.

Jam me vetmitarët, me të pikëlluarit, me ata që i kanë humbur familjarët dhe të dashurit e tyre dhe me ata që i kanë humbur vendet e punës.

Kuptohet që jam edhe me ‘zemrat e thyera’ nga dashuria e parealizuar.

Sonte duhet të festojmë tinëz.

Me marifet.

Sonte, lumturia për mua është ilegale.

Vetja po më duket si Shote Galica duke e pritur (tinëz) Azemin në penxhere!

Dhe sevdaja duhet të realizohet me kujdes dhe me zotnillëk, vetëm brenda shtëpisë.

Jashtë shtëpisë, të rinjtë po gjuajnë fishekzjarre.

Ilegale.

Pamje irreale të një feste në kohë pandemie.

Jo që unë personalisht jam e mërzitur, sepse nuk jam, ama festa në kohë pandemie qenka më e neveritshme se vet pandemia.

P.S. Më 2021 u bëftë qysh ua do loçka e zemrës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Gazmend Abrashi…