Fshihet nga murali flamuri i Izraelit në Gjilan (video)

18 dhjetor 2023 | 12:09

Gazetari Ridvan Berisha, ka njoftuar se është fshirë flamuri i Izraelit në një mural në Gjilan.

Berisha ka hedhur dyshime se këtë veprim e kanë bërë fanatikët të cilëve u pengon toleranca fetare.

“Fshihet, zhduket flamuri izraelit ne hyrje te Gjilanit. Dyshoj shumë se këtë e bën fanatikët që vlojnë nga mosdurimi e toleranca falso. E ngjitun me flamurin izraelit është i shkruar edhe emri i zërit të lirisë së Kosovës, tashmë të ndjerë, Madeleine Albright, një hebreje kjo zonjë e respektuar që secili e di se çfarë bëri ajo për shqiptarët kur ishin në ditët e ekzistencës nga tirania e gjenocidi i Serbisë! Të udhëhequr nga urrejtja kafshërore, të shëmtuarit tinëzarë që e bën këtë akt, po ta kishin fuqinë, sot do ta zhduknin Izraelin. Gjyshërit e stërgjyshërit tanë i strehuan dhe i mbrojtën hebrenjtë kur ata ishin në rrezik real për zhdukje nga nazifashizmi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mosmirënjohës trutharë! Video e faktuar më poshtë!”, ka shkruar Berisha në mbishkrimin e videos të publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj…