FSK-ja demolon mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera (Foto)

26 gusht 2019 | 14:45

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave, pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në parkun e lirisë në Ferizaj.

Pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e EDO-së të FSK-së dhe ata të EOD-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kompania e Deminimit për vite më radhë ka qenë e angazhuar në pastrimin e fushave të kontaminuar me mjete të pashpërthyera, ku janë kryer operacione deminimi në pastrimin e shumë fushëbetejave.

Kjo kompani i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nëse hasin në ndonjë mjet të dyshimtë të raportojnë tek organet e sigurisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendim të ministrit në largim të Mbrojtjes, Rrustem Berisha,…