FSK-ja njoftohet me menaxhimin e emergjencave në komunën e Malishevës

12 prill 2018 | 15:08

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht njësia ndërlidhëse për marrëdhënie  ushtarako-civile, të prirë nga majori Rexhep Bytyçi, kanë qëndruar të enjten në Malishevë, ku janë takuar me kryetarin e  Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin e për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, dhe zyrtarët përgjegjës të DMSH-së.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njoftimi me nivelin e menaxhimin e emergjencave lokale në Komunën e Malishevës, si dhe mundësia për bashkëpunimin me njësitë reaguese të FSK-së, në rastet e situatave emergjente.

Fillimisht, kreu i Malishevës i ka falënderuar njësinë e FSK-së, për përkushtimin e tyre në zbatimin e detyrave në mbrojtje të jetës së qytetarëve, në raste të situatave të krizave apo emergjencave, dhe gatishmërisë së FSK-së, për të bashkëpunuar me nivelin lokal, për menaxhimin e emergjencave eventuale.

Ndërsa drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, i ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Malishevë, për situatat emergjente të cilat janë paraqitur gjatë këtij viti, përkatësisht përmbytjet e shkaktuar dhe menaxhimin e këtyre situatave, të cilat janë menaxhuar mirë nga ana e pushtetit komunal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka sinjalizuar se Shtetet…