FSK-ja nuk i merr pagat me rritje (Video)
15 mars 2021
| 16:27
Në dhjetor të vitit 2019, kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër është miratuar Rregullorja për rritjen e pagave për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sipas gradave të tyre, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ibrahim Shala nga Ministria e Mbrojtjes, ka thënë se kjo rregullore është ende në fuqi dhe se nuk ka ndonjë vendim të qeverisë, i cili e ka shfuqizuar atë, raporton “A-TV”.