FSK-ja përfundon me sukses trajnimin për qitje luftarake me mortaja

29 maj 2022 | 12:40

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se FSK-ja ka përfunduar me sukses trajnimin për qitje luftarake me mortaja.

“Shtohen kapacitetet tona të specializuara me armë të zjarrit indirekt për mbështetje të afërt me zjarr me kalibra dhe municione të ndryshme”.

“Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ushtarak në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së, nën drejtimin e instruktorëve të forcave tokësore shqiptare, është realizuar me sukses trajnimi I përbashkët me realizimin e qitjeve luftarake me mortaja dhe xhenion luftarake, në poligonin kombëtar të Bizës. Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës! Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në…