FSK-ja publikoi fotografitë e aksionit të mbrëmshëm gjatë evakuimit të nxënësve në Prevallë

21 janar 2018 | 11:43

Ministria e Forcës së Sigurisë (FSK),  ka publikuar fotografitë e nxënësve gjatë evakuimit të mbrëmshëm në Prevallë. Mbrëmë rreth orës 22 disa nxënës kishin mbetur në borë dhe janë evakuuar nga njësia e Reagimit të Krizave e FSK-së.

“Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles. Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri në Gjakovë. Grupi i nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti,…