Në 13 qendra përfundon verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,379 nga 2,498 vendvotime apo 55.20%.
Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete, sipas KQZ-së janë: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug, dhe Mitrovicë e Veriut.
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 25 QKN-të tjera: Leposaviq (19/25), Graçanicë (27/33), Kaçanik (34/44), Kamenicë (43/46), Deçan (39/48), Dragash (42/57), Istog (42/60), Fushë Kosovë (31/62), Klinë (44/62), Viti (49/62), Skenderaj (41/71), Malishevë (39/72), Drenas (44/73), Rahovec (54/75), Lipjan (49/83), Suharekë (43/86), Vushtrri (38/89), Mitrovicë e Jugut (60/100), Podujevë (58/103), Gjilan (48/127), Pejë (62/135), Gjakovë (59/144), Ferizaj (76/146), Prizren (77/232), Prishtinë (60/262).
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/



