Kurti votoi për kryetar të partisë, ftoi edhe të larguarit të votojnë

21 janar 2018 | 11:37

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” , në  Prishtinë.

Edhe pse Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes!, ai i ka cilësuar zgjedhjet brenda partisë demokratike, duke i ftuar të gjithë që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Kurti ka ftuar edhe të larguarit e fundit nga organet e partisë që të votojnë dhe të kryejnë obligimin statutor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori,…