Shqipëria është shpallur Republikë para 93 viteve

21 janar 2018 | 10:25

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane.

62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshe, e dalë nga Kongresi I Lushnjes (1920), e cila u shfuqizua, shkruan KP.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall republikë ka qenë më 29 prill 1991.

Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në Republikën e tretë. Mirëpo, nuk kanë ndonjë festë, apo rrugë, apo shesh për nder të Republikës, ashtu siç ndodh kudo në vendet republikane nëpër botë.

Në kohën e Republikës së parë, një rrugë kryesore quhej rruga e “Republikës”; në kohën e Republikës së dytë, një kinema quhej kinema “Republika”, madje kishte edhe një festë për ditëshpalljen e Republikës. Kurse tani përgjatë Republikës së tretë nuk ka asgjë të këtij lloji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt shënon nesër 20 vjetorin e sulmit të…