FSK-ja realizon ushtrimin fushor ‘Shpata 3’ (foto)

24 nëntor 2023 | 16:30

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se regjimenti i dytë i këmbësorisë së forcave tokësore në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve profesionale, ka realizuar ushtrimin fushor “Shpata 3”.

Është bërë me dije se ushtrimi fushor “Shpata 3” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të validojë përgatitjen taktike ushtarake të nivelit T1 të këmbësorisë së lehtë.

“Kompania e Mekanizuar ka përfunduar me sukses procesin e validimit të aftësive individuale të pjesëtarëve, ku ushtarakët janë validuar në detyrat individuale të ushtarit duke treguar kështu profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të KOMFSK-së”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linda dhe Shqipja janë përplasur me njëra-tjetrën në dhomën e…