FSK-së i ndahen 40 milionë euro buxhet shtesë

13 dhjetor 2023 | 13:03

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë ndarë edhe 40 milionë euro buxhet shtesë.

Ky vendim është miratuar të mërkurën gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të FSK-së e tejkalon nivelin prej 200 milionë eurove.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për ndarjen e buxhetit shtesë për FSK-në në vlerë prej 40 milionë euro, dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2 për qind e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, është thënë në  njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa vetëm 3 javë na ndajnë nga mbyllja e gjysmës…