FSK-së i shtohen specialistët e qitjes

05 shkurt 2023 | 09:32

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë në FSK.

Në Facebook, ai ka shkruar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet, ku edhe trajnimi specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë.

Komenti i tij i plotë:

Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.

Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.

Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në secilën betejë.

Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!

May be an image of 1 person and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia në pushtet po konsideron që me vlerën e koeficientit…