
FSK-së iu shtuan edhe 180 ushtarë të rinj (foto)
22 tetor 2021
| 14:30
Sot në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia e betimit të 180 rekrutëve të rinj.
Prezent në këtë ceremoni ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.
Certifikimi i 180 ushtarëve të rinj është në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme operacionale, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së.