
Ftesa e Kurtit, deputetja e LV-së: ‘Topi’ është te LDK-ja
05 maj 2025
| 12:55
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, e ka komentuar letrën që kryetari i LV-së, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i kërkuar koalicion.
“Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Kurti i kërkoi koalicion Abdixhikut, i cili ka refuzuar tashmë dy ftesa për takim.
Në anën tjetër, LDK-ja disa here është deklaruar kundër mundësisë së bashkëqeverisjes me LV-në.