Fury: Nëse humbas, tërhiqem nga sporti

10 qershor 2019 | 17:54

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot se në rast se do të humbasë më 15 qershor në duelin ndaj gjermanit Tom Schawrz, atëherë do të tërhiqet nga sporti. Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ende i pamposhtur në karrierën e tij (17 fitore e 1 barazim), do të duelojë në Las Vegas më 15 qershor.

Ai beson se nuk do të ketë fatin e patriotit të tij Anthony Joshua, që 10 ditë më parë u mund nga Andy Ruiz Jr, duke humbur titujt kampionë bote në peshën e rëndë. “Unë jam boksieri më i mirë i kësaj epoke, ndaj nëse e humbas këtë duel ndaj Tom, atëherë do të tërhiqem nga sporti”, tha Fury për të përditshmen britanike “Telegraph”.

“Ka një ndryshim të madh mes një boksieri që duelon mirë nën presion dhe një boksieri që shkon në zyrë, nuk ndihet mirë dhe sërish vazhdon të fitojë. Unë mund të kem një ditë të keqe, por sërish fitoj edhe në ditë të këqija. Ka një diferencë mes kampionëve. Nëse unë humbas duelin ndaj Tom, atëherë përse duhet të vazhdoj të dueloj sërish?”, shprehet më tej Fury. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afro 100 njerëz janë vrarë në një sulm në një…