Fury: Unë jam më i miri i peshave të rënda në epokën time

10 tetor 2021 | 16:58

Pas triumfit të lavdishëm në meçin e mbrëmshëm ndaj Deontay Wilderit, Tyson Fury e ka quajtur veten si boksierin më të mirë të peshave të rënda në epokën e tij.

Britaniku fitoi pas nokautit që ia shkaktoi amerikanit në rundin e 11-të, ndonëse gjatë rundeve të kaluara e kishte rrëzuar edhe njëherë dhe ishte rrëzuar dy herë nga ai. “E kam dëshmuar sa e sa herë që nuk mund të më hiqni qafe”, ka thënë Fury.

“Nuk e kam dhënë performancën më të mirë, por u nxora kur e deshi puna. Unë jam më i miri i peshave të rënda në epokën time, pa dyshim. Numri një. Nëse luani me zjarr më gjatë se që duhet, do të digjeni”, ka shtuar Furyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 200 banesa janë përmbytur nga moti i…