Fury: Wilderi donte që ta godisja në konferencë, e godas në ring

30 nëntor 2018 | 18:36

Konferenca e shtypit mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury përfundoi në kaos, me boksierin amerikan që gjatë gjithë kohës shante rivalin britanik, çuditërisht i qetë, duke mos reaguar ndaj fyerjeve të kampionit të botës.

Në fund, boksierët e shtynë dhe ndërhynë forcat e sigurisë, incident që, sipas Furyt, u provokua në çdo moment nga Wilderi.

“Wilderi provokonte dhe donte me çdo kusht që unë ta godisja. Por, nuk reagova. Ai donte me çdo kusht që diçka të ndodhte në atë përballje pas konferencës së shtypit, duke ulëritur para fytyrës sime. Me sa duket ka frikë dhe donte që unë të pezullohesha apo të më gjobisnin për ndonjë reagim të gabuar”, ka thënë Fury, 27 fitore e asnjë humbje në ring. “Unë nuk rashë pre e provokimeve. Leksionin tim ai do ta marrë në ring, do t’i tregoj vendin. Unë i kuptoj më së miri këto taktika, pasi jemi në nivelin më të lartë të boksit profesionist. Jam gati për këtë sfidë. Ai titull kampion që mbahet nga Wilder ditën e diel do ta shihni në brezin tim”, ka deklaruar Fury.

Përballja mes tyre pritet të zhvillohet rreth orës 06:00 të së dielës me kohën tonë lokale, ndërsa fituesi i këtij dueli mund të takohet me Antoni Joshua vitin e ardhshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Besar Musollit te Kukësi ka përfunduar. Mesfushori nga…