Musolli largohet nga Kukësi

30 nëntor 2018 | 18:02

Aventura e Besar Musollit te Kukësi ka përfunduar. Mesfushori nga Podujeva është ndarë me klubin, ku arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.

Mesfushori 29-vjeçar u dëmtua në fazën e parë në ndeshjen me Teutën në “Niko Dovana”, duke dëmtuar ligamentin, çka e detyron të qëndrojë për disa muaj larg fushave të blerta. Duke parë rrethanat, Musolli dhe drejtuesit e Kukësit kanë vendosur që ta ndërpresin që tani kontratën.

Një lajm jo i mirë për tifozët e Kukësit, të cilët e kanë pasur një idhull Musollin, të cilin do e mbajnë mend gjatë për atë 11-metërsh që shënoi në finalen e Kupës ndaj Laçit, pasi në verilindje shkoi trofeu i parë i rëndësishëm në historinë e klubit. Me verilindorët 29-vjeçari luajti plot 223 ndeshje dhe u transferua para plot 6 sezonesh, duke rrëmbyer medaljen e Kupës, Superkupës dhe titullit me verilindorët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexis Sanchez do të mungojë rreth gjashtë javë shkaku i…