Fury, Wilderit: Ti dështak eja në ‘Times Square’

23 maj 2019 | 10:59

Deontay Wilder e ka freskuar listën e fitoreve, duke i regjistruar në total 41 triumfe profesionale në fundjavën e kaluar. Ai e nokautoi brutalisht Dominic Breazeale qysh në raundin e parë për ta mbrojtur titullin e peshave të rënda WBC.

Fatkeqësisht, amerikani i pamposhtur nuk do të përballet me Tyson Furyn. Ai pritet të përballet me Luis Ortiz, por i vetëashtuquajturi ‘Gypsy King’ është i vendosur që të përballet me Wilderin, duke e sfiduar atë në Amerikë. “Wilderi është një hiq. Ai kishe fat në goditjen e tij të parë (ndaj Breazeales) – kjo është.

Siç e thashë, Wilderi është një dështak i madh, ai punon për mua”, ka thënë Fury. “Kështu është Wilderi, një dështak, një hiq, një llum – ku të dëshiron, në çdo vend, në çdo qytet. Kur do të përballemi sërish, unë ju premtoj, ai do t’i shikojë vetë yjet mbi kokën e tij. Wilder, eja të përballemi në ‘Times Square’ këtë mbrëmje, ti dështak”, ka shtuar Fury.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gresa Behluli ka vendosur t’i shesë të gjitha fustanet dhe…