Fushë Kosova bëhet me sistem të ujit të pijes

25 qershor 2019 | 12:18

Në komunën e Fushë Kosovës sot është inauguruar sistemi i ujit të pijes në të cilin janë investuan rreth gjysmë milioni euro.

Me këtë rast kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se ky është investimi më i madh që nga pas lufta.

Ai ka shprehur optimizëm se tash e tutje do të ketë ujë të pijes 24 orë.

“Shpresojmë që Fushë Kosova do ketë 24 orë ujë në përpjekje nga kompania, komuna dhe qytetarët që do jenë të përgjegjshëm në shpenzimin e ujit. Ky është nga sukseset më ë mëdha pas luftës”, ka deklaruar Berisha.

Kurse kryeshefi i Ujësjellësit, Ilir Abdullahu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e keqpërdorin ujin.

“Qytetarët e Fushë Kosovës e kanë kërkuar këtë dhe po bëhet punë e mirë. Kemi nevojë nga qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin”, është shprehur ai.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka theksuar se shumica e keqpërdorimi të ujit bëhet nga kyçjet ilegale.

“Është investim jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, investim rreth gjysmë milioni euro që përfshinë rreth 50 mijë banorë, me të vërtetë investim i qëlluar sepse investimi nuk është aq i madh sa është puna e mirë për vendin dhe qytetarët”, ka deklaruar Lluka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Vëllaznimi nga Gjakova ka mohuar zërat se Agim Cana…