Fustani 5,000 lekësh i Arbanës ‘kallë’ Instagramin

11 shtator 2019 | 13:21

jo është padyshim fotoja la crème de la crème në Instagramin e Arbana Osmanit: volum dhe një krehje perfekte flokësh, buzëkuq në nuancën e qershisë, një çantë Chanel dhe në sfond kulla Eiffel. Përmendëm gjë fustanin? Jo, do të flasim në vijim.

Ndryshe nga dhjetëra fustanet me lule që pamë këtë sezon, këtë herë Arbana zgjodhi kombinimin në kuadrate të së kuqes dhe të zezës. Fustani nga Zara, i cili kushton 4,999 ALL, tregon këndshëm dekoltenë duke nxjerrë në pah supet, ndërsa në bel rripi i zi si aksesor krijon një pamje më të sofistikuar duke theksuar belin.

Materiali është i përshtatshëm për periudhën vjeshtë-dimër, ndaj mund të kombinohet edhe me çizme. Nëse nuk keni në plan të vizitoni Parisin, fare mirë mund ta vishni për festat e 28-29 Nëntorit, Krishtlindjet dhe çdo festë tjetër ku mbizotëron e kuqja. Ose visheni kudo ju duket i përshtatshëm; ju i dini mirë këto punë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi…