Ronaldo thyen edhe një rekord

11 shtator 2019 | 13:19

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për evropian. Ronaldo në ndeshjen ndaj Lituanisë, shënoi katër gola në fitoren e thellë me rezultat 5-1.

Për kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo ka shënuar 93 gola në 159 ndeshje. Me 24 gola në kualifikime 34-vjeçari ka thyer rekordin e sulmuesit të Republikës së Irlandës, Robbie Keane i cili pati shënuar 23 gola.

“Jam duke kaluar kohë të mirë, por kjo vlen edhe për krejt skuadrën. Jam i lumtur dhe jam duke u kënaqur, jo pse kam shënuar por që jam duke luajtur në nivelin e lartë për disa vite. Varet nga unë për ta ndihmuar kombëtaren, erdhëm pasi mposhtëm Serbinë”, ka thënë Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha u ka uruar…