Ish-deputeti Bekë Berisha: Presim fitore nga Istogu   

11 shtator 2019 | 13:03

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha u ka uruar fitore hendbollistëve të Istogut në ndeshjen e Kupës së Evropës EHF CUP kundër skuadrës HC Gomel.

Fotografia e Bekë Berisha

“Vajzat e Kosovës po vazhdojnë të na e zbardhin fytyrën anë e mbanë. KHF. Istogu udhëtuan drejtë Bjellorusisë, ku me datën 13-14 shtator zhvillojnë ndeshjen e Kupës së Evropës EHF CUP kundër skuadrës HC Gomel. Suksese vajzave të Istogut, ju presim me fitore!”, ka shkarkuar Berisha në “Facebook”.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputetet në zgjedhjet e 6 tetorit, është njëri nga politikanët që e përkrah më se shumti sportin.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e KF Vëllaznimi do të rikthehen në stërvitje nesër…