Përfundon bojkoti i lojtarëve të Vëllaznimit

11 shtator 2019 | 12:49

Futbollistët e KF Vëllaznimi do të rikthehen në stërvitje nesër (e enjte).

Ata kanë qenë në bojkot më shumë se një javë, por një marrëveshje mes tyre, trajnerëve dhe drejtuesve të klubit ka ndikuar që të rifillojnë stërvitjet.

“Pas një ndërprerje të stërvitjeve që zgjati më shumë se një javë, futbollistët e Vëllaznimit, nesër (e enjte), duke filluar nga ora 16:00, do të rifillojnë stërvitjet. Kjo është bë e mundshme pas një kompromisi në mes të zyrtarëve të klubit dhe të futbollistëve e trajnerëve, të cilët duket se e kanë kuptuar drejtë situatën aktuale nëpër të cilën po kalon Vëllaznimi, por njëkohësisht duke shpresuar se së shpejti do të gjendet një zgjidhje më afatgjate për këto probleme”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vëllaznimit.

Ndeshjen e radhës skuadra gjakovare në Ligën e Parë do ta ketë ndaj Ramiz Sadikut në kryeqytet.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni NISMA-AKR-PD, do ta nominojë nesër (e enjte_ edhe zyrtarisht,…