Fustani ikonik i Princeshë Dianës del në ankand

19 nëntor 2019 | 11:51

Fustani i famshëm i Princeshë Dianës, që mbante veshur kur kërceu me John Travoltën në Shtëpinë e Bardhë, është nxjerrë në shitje për 350 000 paund.

Princesha e Uellsit i la të gjithë pa mend kur veshi fustanin e mbrëmjes blu kadife në darkën shtetërore në vitin 1985.

Pamjet e saj të vallëzimit u bënë virale në gjithë botë, ndërsa aktori e përshkroi si “një përrallë”.

Fustani do të dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër më 9 dhjetor dhe konsiderohet një nga veshjet më ikonike të princeshës britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo di shumë mirë si ta tërheqë vëmendjen. Beyonce të…