Futbollistët dhe trajneri i bien “pishman”, qëndrojnë te Feronikeli

15 dhjetor 2017 | 10:43

Kapiteni Behar Maliqi për “Epokën e re” ka konfirmuar vendimin e të gjithë futbollistëve për të qëndruar në KF Feronikeli. “Në takimin që kemi pasur të enjten, ku është formuar kryesia e re e që e pranishme ishte edhe kryesia e vjetër, është marrë vendim që kontratat që kanë qenë të zbatohen dhe interesi ynë nuk ka qenë të largohem, por të qëndroj te Feronikeli për arsye se është ndër klubet më të organizuar në Kosovë. Në këtë mënyrë kemi vendosur që asnjë lojtar mos të largohet”, ka thënë Maliqi.

Situata në KF Feronikeli ka filluar të qetësohet dhe gjerat kanë filluar të bien në vendin e vet. Pas reagimit të Federatës së Futbollit dhe takimit të kryesisë së re dhe asaj të vjetër mes futbollistëve, të enjten ka ndikuar që futbollistët t’i bien “pishman” idesë për largim nga klubi nga Drenasi.

Sikurse futbollistët ka vepruar edhe trajneri Zekrija Ramadani, i cili në pranverë do t’u prijë ish-kampionëve të “Nikelit”.

Kapiteni i kësaj skuadre, Behar Maliqi, ka konfirmuar për “Epokën e re” se asnjë futbollist nuk do të largohet nga skuadra, sepse kanë marrë premtim nga kryesia e re se të gjithë obligimet që janë në kontratë do të realizohen. “Në takimin që kemi pasur të enjten ku është formuar kryesia e re e që e pranishme ishte edhe kryesia e vjetër, është marrë vendim që kontratat që kanë qenë të zbatohen dhe interesi ynë nuk ka qenë të largohem, por të qëndroj te Feronikeli për arsye se është ndër klubet më të organizuara në Kosovë. Në këtë mënyrë kemi vendosur që asnjë lojtar mos të largohet”, ka thënë Maliqi, i cili ka kontratë me skuadrën e Feronikelit deri në muajin qershor.

Mesfushori i dalluar më pas refuzoi t’i komentojë zhvillimet e fundit në klub, me arsyen se janë njerëzit e tjerë që mund të bëjnë një gjë të tillë. “Nuk mund të jap ndonjë koment rreth asaj që ka ndodhur këto, sepse unë dhe lojtarët e tjerë jemi në klub për t’i mbrojtur ngjyrat dhe për të luftuar për t’i arritur synimet e klubit”, ka deklaruar ai.

Behar Maliqi më pas nuk hezitoi ta vlerësojë punën e mirë që ka bërë kryesia e larguar në krye me kryetarin Ekrem Elshani.

“Kryesia tashmë e larguar ka qenë ndër kryesitë më të mirë në Kosovë, por edhe më të sinqerta. Rezultatet tregojnë më se miri punën që ka bërë kjo kryesi. Feronikeli në vitet e fundit ka qenë ndër klubet më të organizuara në vend, prandaj respekt për atë kryesi”, ka shtuar Maliqi.

Në fund kapiteni Maliqi foli edhe për synimet e skuadrës nga Drenasi, e që janë triumfi në garën për titull të kampiones në elitë.

“Të gjithë lojtarët kanë mbetur në klub dhe besoj se prapë do të jetë ai Feronikeli i vjetër. Synimet tona nuk ndryshojnë edhe me ndryshimin e kryesisë së re. Në këtë edicion do të tentojmë ta fitojmë titullin, pasi nga Kupa jemi eliminuar”, ka përfunduar Maliqi. Skuadra e Feronikelit e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e katërt me 28 pikë, gjashtë pikë më pak se skuadra lidere, Llapi.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Energjia elektrike mund të shtrenjtohet për rreth 20 për qind,…