Futbollistët e Kosovës arrin në Doha

08 janar 2020 | 20:28

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Doha të Katarit dhe është akomoduar në hotelin “The Westin”.

16 futbollistët e Kombëtares që kanë udhëtuar nga Shkupi në Doha me pjesën tjetër të stafit, janë pritur në hotel nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollistët e tjerë që kishin ardhur nga vendet evropiane.

Ndërkohë, menjëherë pas darkës përzgjedhësi Challandes e ka mbajtur një takim me futbollistët, të cilëve ua ka shpjeguar rëndësinë e të qenit pjesë e Kombëtares, si dhe ua ka bërë të ditur agjendën e këtij grumbullimi. Stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë nesër, derisa ndeshja miqësore kundër Suedisë do të luhet më 12 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mein Buch “Bleibende Spuren” können interessierte Leser in allen Buchhandlungen…