Futbollisti i Kosovës U19, Enis Vila viziton Prekazin, pritet nga Bekim Jashari

24 korrik 2021 | 16:55

Futbollisti me prejardhje nga Hani i Elezit të Kosovës, Enis Vila i cili jeton në Gjermani, bashk me familjen e tij, ka vizituar Prekazin e Adem e Hamëz Jasharit. Enisi gjatë kësaj vizite në Prekaz ka qenë i shoqëruar edhe me familjar tjerë. Futbollisti i Kosovës gjatë vizitës në Prekaz është pritur edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

“Kam ardh këtu në Prekaz me babin tim, për të nderuar heroizimin e familjes Jashari, që për lirinë e Kosovës dhanë gjithçka patën, madje edhe jetën duke filluar nga plaku Shaban Jashari me djemtë Ademin e Hamzën e deri te fëmija më i vogli i familjes, prandaj e falënderoj edhe kryetarin e komunës, Bekim Jasharin i cili na bëri një pritje të ngrohtë ashty qysh ka ditur ta nderoj Kosovën kjo familje”, ka shkruar ndër tjera Enis Vila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 6:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të…