Futbollisti i rikthyer në boksier të pamposhtur

14 nëntor 2018 | 11:28

Një fakt interesant është se Altin Zogaj ka qenë një futbollist i talentuar, por më pas e braktisi futbollin për ta vazhduar karrierën në boks.

“Historia ime është interesante. Sa isha fëmijë kam filluar të luaj futboll. Gjithçka shkonte si më së miri, por më është dashur të largohem nga ky sport për shkak të fakultetit. Më pas shtova disa kilogramë dhe në vitin 2015 vëllai, Miloti, më propozoi të ushtroj boks vetëm për të hequr disa kilogramë. Në këtë mënyrë sporti i boksit më hyri në zemër dhe nuk do ta braktis asnjëherë. Në mesin e vitit 2015 e deri në 2018-n kam garuar në boksin amator, kurse tash jam boksier profesionist. Më pëlqejnë sportet individuale, pasi gjithçka varet nga vetvetja, derisa në futboll për të arritur deri te suksesi nuk mjafton që vetëm një të jetë i mirë, se ajo është lojë kolektive”, ka shtuar Zogaj.

/Veton ZYMBERI/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko po kalojnë ditë…