Futbollisti rus: Jam kundër luftës, është e frikshme

02 mars 2022 | 17:14

Sportistët rus deri më tani nuk është se kanë qenë pro luftës që po zhvillohet nga vendi i tyre në Ukrainë.

Një prej tyre është edhe Artem Dzyuba, që është ofenduar më parë për qëndrimin e munguar ndaj kësaj çështjeje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka thyer heshtjen dhe ka publikuar një letër të gjatë ku sqaron të gjithë çështjen.

Postimi i plotë:

Deri tani, nuk kam dashur të flas për temën e ngjarjeve në Ukrainë. Nuk kam dashur, jo sepse kam frikë, por sepse nuk jam ekspert i politikës, nuk jam ngatërruar kurrë me të dhe nuk e kam pasur kurrë ndërmend (ndryshe nga një numër i madh politologësh dhe virologësh që janë shfaqur së fundmi në internet). Por si gjithë të tjerët, edhe unë kam mendimin tim. Meqenëse kjo temë po më tërheq nga të gjitha anët, do ta shpreh.

Unë jam kundër çdo lufte. Lufta është e frikshme. Por jam edhe kundër agresionit dhe urrejtjes njerëzore, e cila çdo ditë merr disa përmasa transhendente. Unë jam kundër diskriminimit në bazë të kombësisë. Nuk më vjen turp që jam rus. Unë jam krenar që jam rus. Dhe nuk e kuptoj pse duhet të vuajnë atletët tani.

Unë jam kundër standardeve të dyfishta. Pse dikush mund të bëjë gjithçka, ndërsa ne duhet “ta mbajmë lidhur qenin”. Pse të gjithë bërtasin gjithmonë për sportin si diçka jashtë politikës, por në rastin e parë, kur bëhet fjalë për Rusinë, ky parim harrohet plotësisht?

Përsëri, lufta është e frikshme. Në situata stresuese, njerëzit tregojnë thelbin e tyre, ndonjëherë negativ. Sa zemërim, pisllëk dhe ofendime janë derdhur tani mbi të gjithë popullin rus, pavarësisht nga pozicioni dhe profesioni i tyre. Ata mijëra njerëz që shkruajnë ofendime dhe kërcënime- duhet të rreshtohen po njësoj!

Është dyfish e çuditshme të dëgjosh të gjitha nga këta njerëz të cilëve Rusia u ka dhënë shumë, shumë në jetën e tyre. E gjithë kjo vetëm sa krijon më shumë negativitet. Lufta do të përfundojë, por marrëdhëniet njerëzore do të mbeten. Dhe do të jetë e pamundur të kthehen prapa. Mbajeni mend këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.03.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1.…