Fytyra e Albin Kurtit edhe në ambalazh të birrave

27 janar 2021 | 02:12

Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur edhe një lloj pije alkoolike që mban në ambalazh fytyrën e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së alkoolit, është vendosur 61%, aq sa po pretendojnë akterë të këtij subjekti politik se do i marrin në zgjedhje.

Diçka të ngjashme para disa ditësh e kishte bërë edhe një përkrahës tjetër i Vetëvendosjes, i cili e kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturën e tij.

Kryetarit të VV-së iu pat rezervuar hapësirë edhe në hymjen e shtëpisë së një simpatizanti tjetër.

Kurtit, përgjatë ditës së sotme, iu është bërë e ditur nga PZAP-ja se ankesa për kandidim si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është hedhur poshtë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për sloganin…