Limaj: Në Parlament duhet të ketë sa më shumë çlirimtarë

27 janar 2021 | 01:54

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për sloganin e partisë së tij: Me Çlirimtarët!

Limaj, tha se ky slogan ka ardhur me idenë për të pasur sa më shumë çlirimtarë në Kuvend, për të ngritur zërin, kundër padrejtësive, që vijnë nga Serbia.

Sipas Limajt, fryma çlirimtare është duke u rrezikuar dhe atakuar, fillimisht nga Serbia, prandaj çlirimtarët duhet të jenë në Parlament, për të ngritur zërin e tyre, dhe për ta vendosur të vërtetën në tavolinë, njëherë e përgjithmonë.

“Unë besoj që parlamentit të Kosovës, të ketë sa më shumë clirimtarë, sepse besoj që kjo frymë është duke u atakuar, së pari nga Serbia, lufta clirimitare po atakohet, unë nuk besoj kurrë që su bë asnjëherë temë, që lufta clirimtare ka qenë ndërrmarje kriminale, ne njerëzve ju kemi thënë që asgjë nuk ka përfunduar, Kosova ende nuk e ka rrumbullaksuar pavarësinë e vet. Sa më shumë clirmtarë në Kuvend, janë mundësitë më të mira, që të hetohen të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë”, tha Limaj në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, njëherit kandidat nga radhët e…