Gaboni dëbon për në Turqi tre gylenistë

10 prill 2018 | 16:42

Shteti i Gabonit ka dëbuar për në Turqi tre shtetas turq, që dyshohen se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e fajëson për tentim grushtshtetin në vitin 2016.

Tre qytetarët turq kanë arritur në Turqi, ka njoftuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur para ligjvënësve të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan është zotuar se do të vazhdojë përndjekjen e mbështetësve të Gulenit “pavarësisht se ku ata të jenë”.

“Gaboni ka kthyer në Turqi tre gylenistë të rëndësishëm. Nuk ka rëndësi se ku ikin ata, ne do t’i gjejmë”, ka thënë Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk do të…