“Galaxy S11” vjen me një ekran SAMOLED

12 nëntor 11:57

Për vite me radhë, “Samsung” ka qenë një udhëheqës në shitjet e telefonave celular, por edhe i pakrahasueshëm në ekrane.

Jo vetëm kur bëhet fjalë për telefonat mobil nga ky prodhues “Samsung” është gjithashtu furnizuesi më i madh i ekraneve me cilësi për pothuajse të gjithë prodhuesit e tjerë të telefonave mobilë.

Shpesh kemi shprehur vlerësimet më të larta për cilësinë e ekranit në telefonat “Samsung”, dhe tani prodhuesi i Koresë së Jugut shkon më tej: në vendlindje, “Samsung” sapo ka patentuar teknologjinë e ekranit SAMOLED, i cili duhet të debutojë në telefonat “Samsung Galaxy S11” ose “Fold 2”.

Duhet theksuar se kjo nuk është aspak një teknologji super AMOLED që ishte aktuale disa vjet më parë, kjo është diçka krejtësisht e re.

Këta telefona, ose të paktën “Galaxy S11”, pritet të debutojnë gjatë muajit shkurt në Barcelonë.

Sigurisht, është logjike të pritet që teknologjia SAMOLED do të japë cilësi edhe më të mirë të ekranit dhe do të zëvendësojë llojin aktual të ekranit Dynamic AMOLED në telefonat “Samsung”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një ankandi të realizuar në Gjenevë të Zvicrës, ora…