Kjo është ora më e shtrenjtë në botë që u shit për 31 milionë dollarë

12 nëntor 2019 | 11:55

Gjatë një ankandi të realizuar në Gjenevë të Zvicrës, ora e dorës e kompanisë prestigjioze Patek Philippe arriti të shitej për plot 31 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Rolex Daytona prej 17.7 milionë dollarësh.

Patek u shit si pjesë e ankandit “Only Watch” në Gjenevë të mbajtur nga Christie për të mbledhur fonde të destinuara për hulumtimet mbi distrofinë muskulare të Duchenne. Për këtë event, prodhuesit e orëve më të mëdhenj në botë përfshirë Patek, Audemars Piguet dhe F.P. Journe krijuan dhe dhuruan një orë të një lloji të veçantë dhe unik. Fakti që shitja ishte për bamirësi ndihmoi në rritjen e çmimeve të ofertave, sipas specialistëve të ankandit, shkruan “scantv”.

Ora Patek Philippe Grandmaster Chime 6300A-010, është e vetmja në llojin e saj që do të bëhet me çelik inoks. Ajo përmban 20 komplikacione, tinguj ‘grande’ dhe ‘petite’, një përsëritje minutash, një kalendar të përhershëm me një ekran katër-shifror të vitit, dy zona kohe dhe nënndarjen 24-orëshe dhe minutëshe. Blerësi i orës nuk është identifikuar. (CNBC)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndeshja në…