Rrahmani deklarohet për ndeshjen kundër Çekisë  

12 nëntor 2019 | 11:54

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndeshja në Plzen ndaj Çekisë do të jetë me tension, pasi ballafaqohen dy rivalët direkt për pozitën e dytë.

“E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, sepse luajmë ndaj kundërshtarit direkt për vendin e dytë. Takimin e parë në shtëpi e kemi fituar 2-1, por atje do të jetë shumë ndryshe, me shumë presion. Presioni nuk do të jetë vetëm mbi ne, madje Çekia do të ketë më shumë presion. Ndoshta është më mirë për ne që ata kanë më shumë presion për fitoren. Kështu që do të jetë një përballje me tension, por qëllimi ynë kryesor është të japim maksimumin. Besoj që rezultati do të vijë”, ka thënë Rrahmani.

“Liga e Kombeve si mundësi e dytë? Përderisa kemi shans që të kualifikohemi nëpërmjet kualifikueseve të Evropianit, po besojmë se mundemi dhe duhet ta provojmë. E kemi thënë me kohë që nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombeve sepse kemi përpara kualifikueset. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar aty”, ka shtuar Rrahmani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Probleme në mbrojtje për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, i…