Galaxy Z Fold4  dhe Galaxy Z Flip4  kanë ardhur në Kosovë

26 gusht 2022 | 16:07

Nga sot, Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 janë në shitje, dy pajisje shumëfunksionale të destinuara për ata që duan të tejkalojnë veten në biznes dhe të shijojnë kohën e lirë. Çmimi i rekomanduar me pakicë i pajisjes Galaxy Z Fold4 do të fillojë nga 1,949 Eur në versionin 256GB dhe për Galaxy Z Flip4 nga  1,199 Eur në versionin 256GB. Sot, edhe ju mund t’i shihni nga afër këto pajisje të gjeneratës së katërt të telefonave të palosshëm të cilat karakterizohen nga faktorë të personalizueshëm të formës, përvoja të përshtatura dhe performancë e përmirësuar.

Galaxy Z Fold4 – Ekran i dyfishtë për produktivitet të dyfishtë

Falë teknologjisë së përmirësuar dhe një ekrani më mbresëlënës, Galaxy Z Fold4 është një smartphone me aftësi të jashtëzakonshme. Është ideal për punët e përditshëm dhe për kryerjen me suksese të shumë detyrave njëkohësisht pasi ka një procesor të fuqishëm, kamera të shkëlqyera dhe një mori opsionesh të tjera të avancuara që do t’ju ndihmojnë të kapërceni çdo pengesë që ju del përpara.

Përdoruesit e Galaxy Z Fold4  mund të shijojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në ekranin 7,6 inç Dynamic AMOLED me korniza të minimizuara dhe një kamerë të fshehur nën ekran (UDC). Shkalla e jashtëzakonshme e rifreskimit prej 120 Hz, e cila siguron një përvojë jashtëzakonisht të qetë të përdoruesit në ekranin e përparmë dhe kryesor, është sigurisht emocionuese. Kombinuar me ekranin që paloset, përdoruesit e Galaxy Z Fold4 mund të shfrytëzojnë në maksimum funksionet e shumta në këtë pajisje. Taskbar-i i ri intuitiv ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara dhe të hapura së fundmi. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë Spen, perfekt për të qenë produktiv dhe kreativi në të njejtën kohë.

Për më tepër është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Gjithashtu, Galaxy Z Fold4 vjen me një sistem të përmirësuar të kamerave: një lente të gjerë të përmirësuar 50MP dhe lente zmadhimi 30x.

Galaxy Z Flip4 – Eksperienca të reja fotografike

Me konture më të holla, skaje të drejtuara, me xhamin ultra të hollë (Ultra Thin Glass) dhe korniza metalike që shkëlqejnë, Galaxy Z Flip4 përfaqëson dizajnin më të sofistikuar të Samsung deri më tani, ndërsa ofron një kamerë të përmirësuar, bateri më të madhe dhe madhësinë ideale që përshtatet në çdo xhep. Edhe kur është i  palosur, mund të bëni fotografi  me të, të dëgjoni muzikë ose të lexoni mesazhe në ekranin e jashtëm 1.9 inç, i cili shfaq të gjitha njoftimet nga rrjetet sociale, si dhe numrin e hapave dhe informacione të tjera të dobishme.

FlexCam ju jep një perspektivë krejtësisht të re për shkrepjen e fotove dhe videove në grup. Mund të eksploronin kënde të pashfrytëzuara më parë dhe të krijoni kontent unik për rrjetet sociale. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook.  Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani i vogël duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar.

Gjithashtu, me Galaxy Z Flip4 mund të realizoni foto më cilësore gjatë natës falë veçorisë Nightography.

Çfarë ka të re në botën e pajisjeve ‘aksesor’?

Serisë Galaxy Z i bashkohen dhe Galaxy Buds2 Pro – kufjet e reja të cilësisë së lartë të Samsung që ofrojnë përvojën më gjithëpërfshirëse të dëgjimit të audios wireless me një dizajn të ri, kompakt dhe lidhje të pandërprerë që është perfekte për çdo aspekt të jetës tuaj të përditshme. Kufjet Galaxy Buds2 Pro do të jenë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 239 Eur.

Seria e re e orëve inteligjente Galaxy Watch5, dhe në veçanti versioni Galaxy Watch5 Pro, janë krijuar për të përmirësuar përvojën e mirëqenies së përdoruesve duke matur një sërë parametrash dhe duke inkurajuar zgjedhje më të shëndetshme të jetesës. Galaxy Watch5 ofron një dizajn modern dhe minimalist dhe veçori që ju ndihmojnë të arrini më shumë çdo ditë. Ajo vjen me opsione krejtësisht të reja ngjyrash neutrale, me versionin e madh 44 mm të disponueshëm në ngjyrë grafit, safir dhe argjend dhe opsionin e vogël 40 mm në dispozicion në ngjyrë grafit, rozë e artë dhe argjend, i cili përmban një shirit vjollcë që kombinohet në mënyrë të përsosur me Galaxy Z Flip4. Galaxy Watch5 do të fillojë nga 279 Eur për versionin Bluetooth.

Për ata që janë në kërkim të aventurës, që kërkojnë qëndrueshmëri, performancë dhe stil, Galaxy Watch5 Pro është për ju. Ai do të jetë i disponueshëm në ngjyrë Titan i zi dhe Titan gri me një ekran 44 mm, duke filluar nga 449 Eur për versionin Bluetooth.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia Evropiane e futbollit UEFA i ka kushtuar një shkrim…