​Gana shkarkon trajnerin Hughton

24 janar 2024 | 12:49

Chris Hughton është shkarkuar nga posti i trajnerit të Ganës pas eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës .

“Yjet e Zi” përfunduan të tretët në Grupin B në turneun në Bregun e Fildishtë pas barazimit 2-2 me Mozambikun të hënën dhe humbën shpresat që ata kishin për një vend në fazën 1/16-të.

“Shoqata e Futbollit të Ganës njofton se Chris Hughton është liruar nga detyra e tij si trajner i ekipit kombëtar me efekt të menjëhershëm. Këshilli Ekzekutiv ka vendosur gjithashtu të shpërndajë stafin e trajnerëve të ‘Yjeve të Zi’”, thuhet në komunikatën zyrtare të federatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndikimet negative që sjellin këto ushqime… Shpesh mund t’ju ndodh…