Gani Dreshaj: Ja sa duhet të jetë paga minimale në Kosovë

20 gusht 2018 | 15:59

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj. përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se sa duhet të jetë paga minimale në Kosovë.

Dreshaj ka thënë se kjo pagë duhet të jetë 350 euro dhe jo sa aktualisht paguhen.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Paga e punëtorëve që punojnë në ndërtimtari, mesatarisht 270 euro
Paga e punëtorëve që punojnë në hotelieri, mesatarisht 250 euro
Pagat e punëtorëve që punojnë në pompat e shumta të benzinës, mesatarisht 240 euro.

Kjo shtresë përbën mbase shtresën punëtore të mbi 70% të rinisë në Kosovë.

Për më keq, shumë nga të rinjt në vende të punës nuk kanë kontrata pune, punojnë edhe 7 ditë në javë, nuk iu paguhet puna shtesë, dhe pothuajse të gjithë nuk kanë sigurim shëndetësorë.

Me këto kushte të mjera çdo ditë e më shumë po humbin rininë, po humbin vlerat dhe të ardhmen tonë.

Paga minimale në Kosovë mundet dhe duhet të jetë 350 euro.

Fatkeqësisht, sindikatat duken në gjumë të thellë përballë këtyre problemeve.

Të bëhemi bashkë të luftojmë këto fenomene, këto padrejtësi dhe nëpërkëmbje me të cilat fëmijët dhe të afërmit tonë ballafaqohen çdo ditë.

Kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër në Kosovë, e jo të largohet vëmendja me tema përrallore.

G.D

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica është takuar me kryetrin…