Gani Geci pi kafe në veri të Kosovës (Video)

21 shtator 2021 | 17:48

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga luftëtarët e parë të UÇK-së, Gani Geci, ka qëndruar të martën në veri të Kosovës.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një video nga veriu, teksa shihet duke pirë kafe.

“Sot, me datën 21.09.2021 pas orës 16:00 isha për një vizitë të shkurtër në veri të Mitrovicës. Lufta tani është me dronë e jo me tanksa e me autoblinda. Shembull shikojeni luftën Armeni – Azerbajxhan”, ka shkruar Geci.

Geci ka qëndruar në veri një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet për targat me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun…