Ganimete Ismajli në listën e LDK-së për deputete

20 janar 2021 | 15:43

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit ka propozuar për herë të dytë edhe Ganimete Ismajlin.

Kjo e fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije ketë lajm, duke theksuar se me përgjegjësi të lartë morale intelektuale e profesionale, mbesin në Lidhje, raporton “Epoka e re”.

“Të dashur miq, kam nderin të ju njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës, për të dytën herë, më ka vlerësuar, duke më propozuar kandidate për deputete në Zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit 2021. Me përgjegjësi të lartë morale intelektuale e profesionale, mbesim në Lidhje!”, ka shkruar kandidatja për deputete Ganimete Ismajli, e cila në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit mban numrin 36.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe…