Gara: Aeroporti ‘Adem Jashari’ nuk është mbyllur, vijojnë fluturimet

21 gusht 2019 | 12:04

Greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka hyrë sot në ditën e tretë.

Në dy ditët e kaluara ka pasur grevë më të shkurtër në kohë, por sot e njëjta do të vijojë deri në ora 14:00.

Pas qarkullimit të lajmeve se janë anuluar disa fluturime dhe aeroporti është mbyllur, ka pasur edhe nga një reagim nga ANP “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, ka thënë se operimet nuk janë mbyllur dhe se në aeroport vijojnë të procesojnë të gjitha fluturimet. “Mirësisht informojmë udhëtarët tanë se ANP ‘Adem Jashari’ nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon të procesojë të gjitha fluturimet dhe udhëtarët”, ka thënë ajo. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Type 64” e vitit 1939, u quajt si makina e…