Garip Sahiti zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Shtërpcë

25 maj 2022 | 15:51

Garip Sahiti është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtërpcë. Lajmin e ka bërë me dije Sahiti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me këtë rast, ai ka thënë se gjithmonë do ta mbrojë interesin e PDK-së në këtë komunë dhe të qytetarëve.

Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë! Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se Partia Demokratike e Kosovës dega në Shtërpcë më ka besuar pozitën e kryetarit të degës. Falënderoj ish-kryetarin z. Beqir Fejzullahu për punën e deritanishme. Gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Shtërpcë dhe gjithë qytetarëve të komunës sonë. Ju jam mirënjohës dhe falënderues!”, ka shkruar Sahiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja kosovare Vildane Zeneli po vazhdon të postojë foto nga…