Gashi: Dëshira e SBASHK-ut ishte që vendimi për zëvendësimin e orëve te merret në “Parlament”

19 mars 2019 | 20:45

Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë se Ligji i grevave nuk thotë se kompensimi i orëve është i ndaluar.

Duke ia kujtuar Jasharit vendimin për ndërprerje të grevës, që ishte marr në zyrën e kryeparlamentarit, Kadri Veselit, Gashi ka thënë se dëshira e SBASHK-ut ishte që edhe vendimi për zëvendësimin e orëve të merrej në Parlament.

“Kjo me tepër është me inate. Ndoshta dikush ka pritur që vendimi me u marr në ndnjë institucion tjtër, në parlament apo diku tjetër, aty ku është marr vendimi që të ndërprehet greva”, ka thënë Gashi në “TVDukagj”.

Ai ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zhvillimin arsimit në Kosovë dhe sipas tij për këtë shkak nuk ka qenë e arsyeshme që në këto takime të ftohen edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.

“Ne presim reflektimi të SBASHK-ut, mirëpo mos të harrojmë se është në kompetencë të mistrisë që të merr vendime të tilla, ja lejon udhëzimi administrativ, dmth ka bazë ligjore dhe SBASHK-u në këtë proces maksimumi që ka mundur të bëjë është të dal me një deklaratë”, ka thënë tutje Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm vjen nga Selia e Shenjtë…