Monsinjor Jean-Marie, Nunci i ri Apostolik për Kosovën

19 mars 2019 | 20:37

“Një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm vjen nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku Papa Françesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie”, ka shkruar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale me Selinë e Shenjtë, sikurse edhe për forcimin e lidhjes kulturore e historike mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vozitja/drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit përfshinë një nga…