Gashi: Duhet ta bëjmë një qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trumpit dhe konfirmimin e Osmanit

11 korrik 2025 | 11:20

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova duhet ta ketë një qeveri, “cilado qoftë ajo” sidomos pas konfirmimit të presidentes Vjosa Osmani për deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se ka ndalur “një përshkallëzim të mundshëm kohëve të fundit në Kosovë”.

“Mendoj se ka ardhur koha që duhet të gjendet një zgjidhje, cilado qoftë ajo duhet të formohet një qeveri dhe duhet të kalohet kjo situatë sepse tashmë po shohim deklaratat e përditshme të presidentit Trump dhe konfirimimin e presidentes së Kosovës, që ka pasur një rrezik për sulm për Kosovën nga ana e Serbisë. Kjo si duket ka ndodhë kur Serbia pati probleme të brendshme dhe ka tentuar ta eksportojë krizën në Kosovën”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të…