Gashi: Ende s’ka vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me numrat e “Z-Mobile”

11 korrik 2019 | 12:01

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe Vala, të enjten është intervistuar kryetari i Bordit të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi si dëshmitar, është kërkuar sqarime lidhur me licencimin e operatorëve virtual, veçanërisht për Z-Mobile, si dhe për numeracionin e kësaj kompanie nëse nuk ripërtërihet kontrata mes tyre dhe Telekomit.

Anëtari i Komisionit, Bekim Haxhiu, ka pyetur Gashin se deri kur ka licencë së funksionari operatori virtual “Z-Mobile” dhe a është e ndërlidhur me licencën e “Telekomit”.

Haxhiu po ashtu, ka pyetur edhe për konsumatorët e Z-Mobile që nëse mbeten pa shërbime nga 1 gushti, çfarë ndodhë me ata numra individual.

Kreu i ARKEP Kreshnik Gashi është përgjigjur duke thënë se “me liberalizmin e tregut të telekomunikimeve elektronike dhe operatorët virtualë që janë mbi 130 nuk janë të obliguar të pajisen me licenca përveç autorizimeve individuale për frekuencë dhe numeracion ose detyra të caktuara”.

“Pra, nuk është me rëndësi se a janë të licencuar apo jo, por është me rëndësi se operatorët virtualë a kanë kontratë me një operator tjetër. “Z-Mobile”, e ka autorizimin e përgjithshëm. Numeracioni është çështje e pronarit, nëse nuk ka operator ata numra nuk mund të funksionojnë dhe është çështje e Telekomit se si e menaxhon këtë çështje. Telekomi i Kosovës dhe “Z-Mobile”, nëse nuk vazhdojnë kontratën numeracioni mbetet në Telekom, por ende nuk kemi vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë”, theksoi Gashi.

Deputetja Albulena Haxhiu, ka pyetur se çfarë funksioni ka “Z-Mobile”, shitës apo diçka tjetër.

Gashi është përgjigjur se sa i përket paraardhësve nuk i ka takon të flas por për kontratat komerciale nuk janë objekt hetimi ose kompetencë e ARKEP.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri, ka deklaruar se kontrata mes “Telekomit”, dhe “Z-Mobile”, nuk është vetëm komerciale, ka efekt edhe në tregun e telekomunikime, ngase kjo ka të bëjë për siguri kombëtare dhe për mbrojtje të konsumatorëve.

Sipas tij, ARKEP ka përgjegjësi ta shqyrtojë ose ta ketë pasur në arkiva kontratën në fjalë.

Deputeti Haxhi Avdyli duke thënë se nëse kontrata në mes Telekomit dhe Z-Mobile ripërtërihet, cili do të ishte mendimi i ARKEP, por kryetari i bordit të këtij institucioni tha se si rregullator do të ishte ndërhyrje nëse jepet mendim për këtë çështje edhe pse janë kundër punëtorët dhe menaxhmenti i Telekomit.

Deputeti Armend Zemaj, ka thënë se është shqetësuese ajo çfarë ka ndodhur në Telekom, andaj sipas tij ARKEP-it i ka takuar të merret pak më shumë për ndërhyrje edhe pse shumë institucione përkatëse mbyllën sytë dhe veshët për këto shkelje.

Komisioni në fjalë pas përfundimit të intervistës me Kreshik Gashi, pas një pauze 10 minuta vazhdon intervistimin e zyrtarëve të tjerë lidhur me Telekomin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar seanca gjyqësore ndaj 10 të akuzuarve në…